Basha përcakton strategjinë e opozitës: Protesta dhe rrëzim me votë të qeverisë
Edhe pse nuk e artikuluoi drejt, kryetari i opozitës Lulzim Basha, sheh zgjedhjet e parakohshme si mundësinë e vetme që ti kthehet normaliteti ekonomik dhe social vendit.Lulzim Basha: "Është një apel jo vetëm për të hapur sytë, por për t'u ngritur, për t'ju kundërvenë dhe për të ndalur me çdo kusht, me protesta dhe me votë rregjimin e dhunës kundër qytetarëve. Kjo qeveri e mbaroi para kohe, kohën e saj. Qyetarët kanë tagër ta çojnë në shtëpi një qeveri të dështuar në rrugën të gabuar."Sipas Bashës, kjo qeveri e ka kthyer vendin në republikë të dramave dhe fatkeqësive njerëzore, duke u shtrënguar lakun të pamundurve.Lulzim Basha: “Ky është kryeministri që e ka për kënaqësi, për sport, të fyejë bashkatdhetarët e vet duke u nxjerrë përpara gogolin e burgut për gjithçka. Ky është kryeministri që për të bërë spektakël dhe për të kënaqur deliret e tij ka mbushur dhomat e paraburgimit me njerëz të pafajshëm, që nuk duhet të ishin për asnjë çast në burg për çfarë kanë bërë apo çfarë dyshohet se kanë bërë.”Basha, tha se kësaj qeverie i ka mbaruar koha dhe janë qytetarët që do e vendosin këtë. Në këtë linjë ai u kërkoi deputetëve të ndalen çdo ditë me qytetarët dhe problemet e tyre.Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ishin të pranishëm dhe aleatët, përfshirë dhe deputetin e PDIU-së Dashamir Tahiri, ku prej disa muajsh mungonin në mbledhjet apo takimet e përbashkëta.