“Dosja Investigative”/AKU, Drejtori punësoi nipin e bashkëshortes
“Channel One” në rubrikën “Dosja Investigative”, denoncon punësimet familjare në Administratën Publike.Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj ka punësuar nipin e bashkëshortes, pranë insitucionit që ai drejton.“Asnjëherë skam abuzuar me detyrën. Çdo qytetar ka të drejtë të punojë. Kam një takim tani ju pres në zyrë”, tha shumë i nervozuar nga kamera e televizionit, drejtori i përgjithshëm i AKU Afrim Bakaj.Çështja për të cilin u pyet nga gazetari Elio Laze, ishte se pse nipi punon në të njëjtin institucion ku zoti Bakaj është drejtor. Por, zoti Bakaj u largua me nervozizëm.Mediat janë të mbushura me lajme skandaloze për sigurinë e tregjeve, mallrat e skaduara etj.Para pak muajsh u zbulua se drejtori i menaxhimit të rriskut ishte dënuar për falsifikim të mallrave ushqimore. Menjëherë pas denoncimit, ky drejtor u shkarkua.Por tani, Marsel Stafa është emëruar në pozicionin e specialistit dhe është nipi i gruas së drejtorit.