"Rebelohet" Tom Doshi: Ministrat s'na ngrenë telefonin. Deputetët përdoren për fushatë

Edhe pse në mbledhjen e grupit parlamentar mungoi kryeministri, deputeti socialist Tom Doshi i ka adresuar kryesocialistit një sërë kërkesash.Doshi ka kërkuar që Edi Rama të mbledhë grupin parlamentar për të bërë një analizë të punës së qeverisë, në funksion të zgjedhjeve lokale.Burime të Ora News, brenda grupit parlamentar thanë se Doshi shprehu pakënaqësi për punën e disa ministrave të ekzekutivit, duke përmenduar edhe emra konkretë.Sipas tij, grupi parlamentar duhet të vlerësojë punën e ministrave, dhe per ata që ka pasur perfomancë të dobët, mund të kërkohët largimi nga detyra.Sipas deputetit të qarkut të Shkodrës, deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale dhe më pas anashkalohen. "Disa ministra nuk i hapin telefonin deputëtëve. përdoren vetëm për fushatë elektorale", mësohet të jetë shprehur Doshi.Kritikave të deputeti Doshi nuk i kanë shpëtuar as drejtuese të institucioneve tatimpaguese të cilat sipas tij po përdorin sekserë për tu pasuruar.Në mbledhje, Doshi ka deklaruar se në PS ka edhe deputetë të tjerë që kanë të njëjtin mendim me të, dhe në rast se do ketë një mbledhje të posaçme për punën e qeverisë, mund ta shprehin këtë qendrim.Por burimet thanë, se pas fjalës së Doshit, nuk ka pasur ndërhyrje nga asnjë deputet tjetër.Tashmë mbetet për t'u parë nëse shefi i qeverisë, do të pranojë të kalojë në sitën e deptuetëve punën e ministrave të kabinetit të tij. [caption id="attachment_469907" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Tom Doshi duke dalë nga selia e PS-së Në foto: Tom Doshi duke dalë nga selia e PS-së, sot 24 Shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_469920" align="aligncenter" width="640"]Ne foto: Arben Ahmetaj me Tom Doshin ne Parlament Ne foto: Arben Ahmetaj me Tom Doshin ne Parlament[/caption]/Oranews.tv/