Letërsia Ballkanike, Ben Andoni: S'ka paritet. Ne përkthejmë letërsinë sllave, e kundërta s'ndodh
Ndryshe nga Shqipëria ku letërsia sllave përkthehet, serbët nuk e bëjnë."Nuk ka një paritet. E kam ngritur si shqetësim në tryeza e seminare qe janë zhvilluar në rajon por bie në vesh të shurdhët” thotë Ben Andoni,përkthyes i letërsisë ballkanike në shqip, gazetar dhe kryeredaktor i të përjavshmes “Milosao”.Libri i fundit nga letërsia ballkanase e ardhur në shqip është "Këngët e zogjve te eger" e Enes Karic, i cili ka qenë ministër në qeverinë e Haris Silajdžić në Bosnje, përkthyer nga vetë Andoni.I ftuar në Ballkan Magazine, të gazetares Linda Karadaku, për të folur për letërsinë ballkanike Ben Andoni thotë se shpesh e ka ngritur këtë shqetësim dhe në takimet rajonale që janë zhvilluar por ka rënë në vesh të shurdhët.Ben Andoni: “Një gjë që nuk më pëlqen tek letërsia slave, është se ata duhet të merren më shumë me autorët shqiptarë, të përkthejnë në gjuhën e tyre. Të kemi njohje reciproke. Serbët nuk e bëjnë këtë, E kam ngritur si shqetësim në tryeza e seminare por bie në vesh të shurdhët”Andoni bën me faj edhe strukturat e shtetit shqiptar.Ben Andoni: "Vendet sllave nuk i njohin mirë shqiptarët.Për këtë i vë fajin strukturave të shtetit shqiptar.Ka ardhur koha të sponsorizojnë me shumë kulturën shqiptare, Fillimisht në vendet sllave pastaj në vendet përreth.Jam i sigurtë se në Francë Gjermani e Itali, librat e përkthyer në shqip vërtet ndikojnë por është një njohje e pakët në atë det të madh botimesh e arti.Në Serbi autorët shqiptarë mund të bëjnë një realitet.“Ishte sfidë për ta sjellë në shqip, pasi shumë nga realitetet e këtij libri janë gati shumë të ngjashme me realitetet që ka kaluar Shqipëria.[caption id="attachment_469720" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Ben Andoni, gazetar , përkthyes[/caption]/Oranews.tv/