Udhëtonin drejt ISIS, Franca u konfiskon pasaportat 6 personave

Autoritetet franceze kanë konfiskuar për herë të parë pasaportat e gjashtë personave, të cilët dyshohet se kishin planifikuar të udhëtonin drejt Sirisë, për tu bashkuar më pas me militantët ektremistë.Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, tha se Shërbimet e Inteligjencës besonin se këta shtetas do të bashkoheshin me militantë të Shtetit Islamik.Kjo masë e autoriteteve franceze vjen në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por edhe në kuadër të ligjeve të reja anti-terrorizmëm që shteti ka miratuar nëntorin e kaluar.Cazanueve tha se masa kundër 6 të dyshuarve u ekzekutua në momentin kur u vërtetua se udhëtimi i tyre drejt Sirisë ishte i pashmangshëm.Kjo masë vjen pasi rreziku i personave që shkojnë në vendet e konfliktit dhe më pas kthehen në Francë për të kryer sulme, është shumë i madh.“Sot këta gjashtë persona ndalohen të udhëtojnë jashtë kufijve francezë dhe kemi gati një masë të ngjashme për 40 të tjerë”, tha Cazeneuve.Pasaportat dhe kartat e tyre të identitetit janë sekuestruar për 6 muaj, deri në marrjen e një vendimi të dytë.Sipas mediave franceze, operacioni erdhi pas hetimeve të policisë dhe pas disa telefonatave të kryera nga të afërmit e tyre në numrin e vënë në dispozicion nga policia franceze për raste të tilla.Zyrtarët francezë vlerësojnë se rreth 400 shtetas francezë ndodhen në Siri, ku 180 prej të cilëve janë rikthyer në vend, 200 të tjerë duan të shkojnë në vendin e konfliktit, ndërsa 200 të tjerë të ndodhur në vendet europiane duan të udhëtojnë drejt Sirisë.Franca ndodhet në alarm që pas ngjarjes së janarit, ku 17 persona u vranë gjatë sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo” dhe në një supermarket hebre.Ndërkohë shteti francez ka vendosur një aeroplanmbajtëse në Bahrein, që do të përdoret kundër militantëve të Shtetit Islamik.Sipas mediave, vendosja e kësaj luftëanije do të përgjysmojë kohën që u duhet avionëve, të cilët për të arritur në irak udhëtojnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.