Mjekët peticion institucioneve, çdo ditë protesta, bojkot të shtunën

Mjekët kanë ashpërsuar reagimet e tyre ndaj testimit, duke paralajmëruar bojkot të punës ditën e shtunë. Kjo do të thotë se mijëra pacientë të shtruar nuk do të marrin shërbimin e bluzave të bardha. Gjithashtu mjekët kanë paralajmëruar çdo ditë protestë në QSUT dhe të mërkurën përpara Kryeministrisë. Peticioni dorëzohet zyrtarisht,ndërsa Ministri i Shendetësisë refuzon të përgjigjet për bojkotin.Tiranë- Të shtunën mijëra pacientë të shtruar në spitale rrezikojnë të mos marrin shërbimin nga mjekët dhe infermierët.Bluzat e bardha kanë paralajmëruar dhe kanë bërë thirrje që të bojkotojnë punën për orë më rradhë si reagimin më të ashpër ndaj testimit.Pritet të jetë një ditë bojkoti edhe për punën edhe për testimin, sepse të shtunën infemierët sipas datave të caktuara do të zhvillojnë provimin. Por edhe para kësaj date, nuk do të jenë ditë të qeta.Mjekët kanë paralajmëruar protestë në orën 11:00 të së mërkurës para Kryeministrisë dhe çdo ditë përpara QSUT.Ky është peticioni i firmosur nga mjekët në të gjithë vendin. Ai iu dorëzua kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama.Ndërsa Ministrit  të Shëndetësisë ia dorëzua personalisht gjatë momentit kur  Beqaj ishte në shërbimin e kardio-kirugjisë për inagurimin e pajisjeve të reja.[caption id="attachment_469757" align="alignnone" width="640"]peticioni Peticioni i firmosur nga 5 mijë mjekë e infermierë[/caption]Ora News pyeti Ministrin Beqaj se çfarë do të ndodhë me mjekët, por Ministri refuzoi të përgjigjej duke e lënë qëndrimin në një moment të dytë.Gjithësesi burime zyrtare të Ministrisë thonë se testimi do të kryhet sipas datave dhe ky proçes nuk ka kthim.Votoni në sondazhin e RTV Ora News:[poll id="53"]