Zgjedhjet, Blushi - Ramës: Mos anashkalo deputetet, qeveria është konsumuar
Në përgjigje të Ora News, për profilin që duhet të ketë kandidati i së majtës për 21 qershorin, Blushi i dërgon një mesazh të drepërdrejtë kryesocialistit Edi Rama, të mos veprojë siç bëri me ministrant, por të konsultohet me grupin parlamentar. Dorëheqja e Artan Shkembit, Ben Blushi: Mënyra më e keqe për të braktisur detyrën. Basha, kandidat i dobët për Tiranën.Tirane- Deputeti i PS-së, Ben Blushi pohon me gojën e tij se ka ngrënë një darkë me kryeministrin Edi Rama, por prej andej nuk ka dalë si kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës.Por kandidimi, duket se nuk është as në ambiciet e tijBen Blushi: " Unë kam pasur takim me kryeministrin tani në fund . Kjo gjë nuk është më sekret. Gjërat që janë private nuk preferoj ti bëj publike. Nuk jam në garë, por jam i gatshëm të marr pjesë në fushatë e të mbështes çdo kandidat në Tiranë edhe kudo, por unë nuk jam në garë këtë herë."Në përgjigje të Ora News, për profilin që duhet të ketë kandidati i së majtës për 21 qershorin, Blushi i dërgon një mesazh të drepërdrejtë kryesocialistit Edi Rama, të mos veprojë siç bëri me ministrat, por të konsultohet me grupin parlamentar.Ben Blushi: "Unë shpresoj që në radhë të parë të jetë personalitet. Tirana e meriton. Nëse Ata që e kanë në dorë të zgjedhin, dihet se kush e ka, zgjedhin kandidatë për kryetarë bashkisë me të njëjtën metodë që zgjodhën ministrant para dy vitesh kjo do të ishte e gabuar. Qeveria nuk i rezistoi kohës. Shpresoj që do ketë konsultime për të gjithë kandidatët. Dhe kjo është një nga gjërat që duhet thënë. Nëse deputetët e PS-së anashkalohen, siç ka një tendencë, nga përzgjedhja e kandidatëve, kjo do të ishte fatale dhe do të hynte në një garë shumë të vështirë duke pasur parasysh dhe konsumin e lartë të qeverisë ".Per Artan ShkembinBlushi ka qenë dorëlëshuar në kritikat e tij për kryebashkiakun e dorëhequr të Pogradecit, Artan Shkëmbi.Ben Blushi: Miqësisht do i thoja ishte mënyra më e keqe për të braktisur detyrën sepse arsyet për të cilat ai iku ishin të papërligjura. Njerëzit që janë në detyrë, funksionarë shtetërorë, kryetarë bashkie apo kushdoqoftë administrator i zgjedhur nuk ikën nga detyra 3 muaj para se ti mbarojë afati, për arsyet që tha Artan Shkëmbi, për ti hapur rrugë dikujt tjetër, apo për ti hapur rrugë partisë për të zgjedhur dikë tjetër, ikin ose kur e kanë të pamundur ose kur janë në izolim për shkaqe që nuk varen nga ata, apo kur dikush ia bën të pamundur detyrën.Basha kandidat i dobetDuhet të rikandidojë kryetari i bashkisë Basha?Ben Blushi: Si socialist do të doja të kandidonte se e mundim kollaj. Si qytetar i Tiranës do të doja të mos e shihja në garë sepse është kandidat shumë I dobët.