Elbasan, "Kurum" prej dy muajsh ka ndaluar punën, por ndotja vazhdon

Edhe pse i renditur si një nga qytetet më të ndotur në Shqipëri, në Elbasan ndotja nga operatorët industrialë nuk ndalon.Në afërsi me operatorin industrial banorët e fshatit Vidhas, shprehen se situata është e rëndë pasi ndotja vazhdon.Zv/drejtori teknik, Bunyamin Diricanli, shpreh keqardhjen që firma ‘Kurum’ etiketohet si shkaktare e ndotjes pasi ka mbi 2 muaj që për shkak të remontit puna është ndalur, ndërsa ndotja duket qartë që vazhdon.Bunyamin Diricanli: "Kompania Kurum i ka marrë të gjitha masat në lidhje me ndalimin e ndotjes së  ambientit duke bërë investime qoftë në pluhur kapsin e uzinës së çelikut apo në investime të tjera, duke kaluar në punë vetëm me gaz të lëngshëm natyral. Në këtë zonë ka edhe prodhues të tjerë industrialë përveç Kurumit që mund të ndosin ambjentin. Ne e kemi ndaluar prodhimin dhe aktivitetin që në  31 dhjetor 2014. Por edhe pse kemi rreth dy muaj qe nuk punojmë situata e ambjentit është kjo që shihet. Fatkeqësisht ekziston një paragjykim që vjen nga vitet e kaluara mbi firmën Kurum, por ne jemi transparentë dhe të hapur ndaj çdo mekanizmi kontrolli që të vijë të monitorojë e më pas të japë konkluzionet e tyre".Në ambjentet e kompanisë Kurum vihet re siguria teknike në mbrojtje të punonjësve. Në rast rreziku jepet menjëherë alarmi nëse kompania apo mjetet e tonazhit të rëndë rrezikohen nga lëndët plasëse si tritoli apo dinamiti.