Ndotja nga "ARMO", kompania me adresë të rreme në QKR
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2015, 12:14
Kompania azere që administron me koncesion rafinerinë e prodhimit të naftës "ARMO" ka dhënë adresë të rreme në Qëndrën Kombëtare të Rregjistrimit të Bizneseve.Gazetarët e "Channel One" që zbuluan vendndodhjen e zyrave qëndrore të kompanisë, në hulumtim të investigimit për ndotjen mjedisore në Ballsh kanë kërkuar disa herë të kontaktojnë me përfaqësuesit e kompanisë "ARMO", por nuk janë lejuar.Në këto kushte "Channel One" iu drejtua edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit.