Holond kërkon ndihmën e internetit për të luftuar racizmin
Presidenti francez, Fransua Holond, u ka kërkuar kompanive si Google dhe Facebook që të ndihmojnë në luftën kundër abuzimeve online. Gjatë një fjalimi përballë komunitetit hebre, Holond u bëri thirrje kompanive kryesore të internetit që të bashkohen me të për të hartuar strategjinë se si duhet luftuar ky fenomen."Duke filluar nga prilli, me qëllim që të arrijmë një marrëveshje për mesazhet raciste dhe anti-semite, do të vendosim përkufizime të qarta me drejtuesit e këtyre kompanive dhe do të monitorojmë zbatimin e tyre," tha Fransua HolondPas sulmeve të janarit, masat e sigurisë nuk do të kufizohen vetëm në rrjetet sociale. Holond deklaroi se sinagogat dhe xhamitë në vend do të ruhen me forca shtesë për të shmangur tragjedi të reja.Në ditët në vazhdim, kryeministri Manuel Vals do të prezantojë në emër të qeverisë një listë me masa që do të ndërmerren për të luftuar racizmin dhe anti-semitizmin, ku pritet të propozohet që rastet e fjalimeve denigruese dhe raciste të futen në listën e veprave penale