Ndahen binjaket e bashkuara, 26 orë operacion
Ka përfunduar me sukses operacioni i binjakeve, të cilat kishin lindur të bashkuara në pjesën e gjoksit. Pas 26 orësh në sallën operative në spitalin e Teksasit, mjekët thanë se bebet tashmë janë të ndara, duke shmnagur anomalinë e tyre të lindur.Operacioni për binjaket 10 muajshe ishte tejet i komplikuar pasi bebet ishin të lidhura në pjesën e gjoksit, mushkërive, diafragmës, zorrëve dhe legenit. Në këtë ndërmarrje morën pjesë 12 kirurgë, gjashtë anastezitë dhe tetë infermiere."Deri tani, foshnjat janë ndarë”, u tha një nga kirurgët prindërve pas 18 orëve operacion. Doktori Darrell Cass tha se gjatë gjithë operacionit pati disa momente tensioni , duke e konsideruar një sfidë të madhe, por falë punës së pediatrit Mackenzie, gjithçka shkoi mirë. Gjithsesi, edhe pse puna e madhe përfundoi me sukses, bebet do t’iu nënshtrohen edhe disa operacioneve të tjera për një rikuperim të plotë.[caption id="attachment_469808" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Binjaket pas operacionit[/caption][caption id="attachment_469809" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Binjaket pas operacionit[/caption]