Stuhia e akullt në Teksas, qindra aksidente automobilistike

Mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe qindra aksidente automobilistike, është bilanci i një stuhie akulli në Teksas.Stuhia, një kombinim erërash të forta dhe breshër, mbushi rrugët me një shtresë akulli që e bëri të pamundur qarkullimin e makinave. Stuhia mund të vazhdojë edhe për dy ditë, duke detyruar autoritetet të këshillojnë njerëzit të shmangin udhëtimet me makina, ndërsa janë anulluar mbi 1500 fluturime, pas disa aksidenteve nëpër aeroporte ku avionët kanë rrëshkitur nga akulli në pistë.Shkollat në Teksas janë mbyllur, ndërsa është shtyrë edhe seanca gjyqësore e vrasësit të ushtarit amerikan, Kris Kajl, historia e të cilit u bë e famshme në filmin "American Sniper", me protagonist Bredli Kuper.Dëbora dhe i ftohti kanë përfshirë edhe pjesë të shteteve Nju Meksiko dhe Kolorado, ndërsa në Jutah dhe Arizona priten stuhi të ngjashme në ditët në vijim.