Kreu i EULEX: Politikanëve në Kosovë u kemi prishur planet

Askush në Kosovë nuk e do Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit, e aq më pak politikanët kosovarë.Kështu ka deklaruar kreu i EULEX-it, Gabriele Meucci, në një intervistë për emisionin "Info Box" të Radio Televizionit Dukagjini.Meucci ka theksuar se EULEX nuk është kompani peshkimi që do të peshkojë peshq të mëdhenj apo të vegjël, duke shtuar se raporti për hetimet e pretendimeve për korrupsion brenda Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, do të publikohet muajin e ardhshëm.Kreu i EULEX-it, tha se akuzat për korruspion kanë qenë goditje edhe për shefen e re të politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini.Sipas tij, politikanët e shohin EULEX-in si planprishës dhe ndërhyrës të drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës.'Politikanëve nuk po ju pëlqen puna qe ne po e bëjmë, sepse po krijojmë një lloj jostabiliteti në planet e tyre, sepse e kemi një detyrë e cila në çdo vend të botës është pjesë e një sovraniteti të një shteti. Ne e kuptojmë që kjo gjë është tepër e ndjeshme, sepse në mënyrë të ligjshme, po ndërhyjmë në funksionet e qeverisë së një shteti", ka deklaruar Meucci per mediat kosovare.