Rezolutë kundër terrorizmit, Rama: Pa Ballkanin, BE më e brishtë
Vendet e Europës Juglindore janë bashkuar në Tiranë me një vendim të unifikuar për të luftuar rrezikun që vjen nga terrorizmi.Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se përfaqësuesit e vendeve të rajonit firmosën një rezolutë të përbashkët ku bien dakort për të mbështetur të gjitha nismat kundër terrorizmitNdërsa kryeministri Edi Rama theksoi se është shumë e nevojshme që të rritet bashkëpunimi rajonal për të përballuar sfidat e kohës. Ai ka deklaruar vendet e rajonit duhet të jenë të bashkuara që zëri i tyre të dëgjohet në BE, ndërsa theksoi se pa vendet tona Unioni do të jetë më i brishtë.Kreu i Qeverisë shqiptare kërkoi më shumë vëmendje në sfidat e sigurisë dhe bëri të ditur se në fund të takimit do të miratohet një rezolutë e përbashkët kundër terrorizmit.Edi Rama: Përveç çështjeve të sigurisë ekziston dhe rreziku që boshllëku ekonomik mes vendeve tona dhe të BE të mund të zgjerohet më tej, duke e bërë kështu proçesin e integrimit europian edhe më të largët.Në këtë kuadër duhet që të kemi më shumë vëmendje ndaj kërcënimeve për sigurinë që do të hasemi në të ardhmen. Ne në rajon kemi pasur kriza të shumta financiare, kështu për ne është e rëndësishme të theksojmë dimensionin e sigurisë për bashkëpunimin rajonal.Kështu që deklarata e përbashkët kundër terrorizmit që do të miratohet nga ky takim thekson më tepër angazhimin për të vijuar me reformat, për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përqafuar bashkëpunimin dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Duhet të sigurojmë pozicionin tonë si partner i besueshëm i BE, por nga ana tjeër duhet të bëhemi një partner proaktiv i BE.Europa haset me sfida ekonomike, politike dhe sfida të tjera duke përfshirë ksenofobinë, nacionalizmin. Në mënyrë që këto sfida të përballen siç duhet, BE i duhet aq shumë ky rajon, aq shumë sa ky rajon do BE.Përballë një Unioni që në vetvete po përpiqet dhe po lufton, ne duhet të jemi të bashkuar, duhet të luftojmë në mënyrë që zërin tonë ta bëjmë të dëgjohet.Dhe duhet të tregojmë dhe të dëshmojmë me veprime se jemi të gatshëm dhe të aftë të japim kontributin tonë. Pa ne BE mund të jetë më e brishtë dhe duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që të kuptohemi siç duhet”.Në takimin e 13 vende të SEECP-së, mori pjesë edhe Kosova si anëtare me të drejta të plota e përfaqësuar nga zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi.