Dhunuan të riun, përjashtohen nga policia nëndrejtori Hyseni dhe dy efektivët

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, zëvendës.Drejtori i policisë Korçë, Arben Hyseni. I njëjti u është rezervuar dhe dy efektivëve që dhunuan të riun Tomi Misha në Korçë, Robert Memeli dhe Nevzat Blushi.Largimi i tyre është bërë me urdhër të Ministrisë së Brendshme. Tre efektivët nuk do të jenë më pjesë e Drejtorisë së policisë së qarkut Korçë.Ky është hapi i parë që marrin organet ligjzbatuese, ndërsa u mbetet organeve kompetente të japin  verdiktin përfundimtar, nëse ndaj tre efektivëve do ketë masa penaliteti.Ndërkaq nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.Vendimi për përjashtimin e efektivëve nga policia vjen një ditë pasi Gjykata e Korçës liroi nga masa e arrestit Tomi Mishën, duke caktuar detyrim paraqitje.Megjithatë ai do të vazhdojë të qëndrojë në spitalin rajonal të Korçës për marrjen e mjekimit si rezultat i dhunimit nga policia.[metaslider id=468098]