Rrëfen Misha: Si u rraha në qeli nga Hyseni, më thoshte do ta marr shpirtin
Për herë të parë, Tomi Misha ka rrëfyer për mediat të gjithë episodin e dhunës së ushtruar ndaj tij nga efektivët e policisë. Misha ka treguar edhe atë çfarë media nuk mundi të shohë në qelitë e paraburgimit, duke akuzuar zëvendës.drejtorin Arben Hyseni se e ka rrahur për disa orë me radhë.Korçë- Nga spitali rajonal, ku ndodhet i shtruar prej 5 ditësh,Tomi Misha, ka rrëfyer gjithçka ndodhi të premten e kaluar.Mohon në mënyrë kategorike që ka konsumuar alkool,ndërsa e konsideron dëmin që i ka shkaktuar mjetit të zëvendës.drejtorit të policise Arben Hyseni të papërfillshëm, pasi mjeti është goditur në gomën rezervë.Edhe pse i ka kërkuar disa here të falur Hysenit për çfarë ndodhi, ky i fundit i ka kërkuar Mishës të mos dalë nga mjeti.Pas disa minutash kanë mbërritur dy efektivët e patrullës Robert Memelli dhe Nevzat Blushi, të cilët i kanë kërkuar Mishës të zbresë nga mjeti, me argumentin se do ta çonin atë në Komisariat.33-vjeçari nuk ka pranuar tu lerë mjetin efektivëve, por ka qenë i gatshëm të shkonte vetë për të dhënë sqarime në polici.Pas debatit verbal, tregon Misha, efektivi Robert Memelli e ka tërhequr me forcë, duke dashur ta nxjerrë nga mjeti dhe për pasojë i ka dëmtuar shpatullën.Misha ka dalë nga mjeti dhe ashtu siç tregohet edhe në video, Robert Memelli, ka vazhduar ta godasë në publik.(Video: Dëshmia e Tomi Mishës për dhunën që ushtruan policët mbi të)[caption id="attachment_469842" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Momenti kur Tomi Misha goditet nga polici[/caption]Zv/drejtori Hyseni dhe oficeri Edison Hoxha,më kanë rrahur barbarishtPor policia nuk është mjaftuar me kaq. Pasi e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, zëvendësdrejtori Hyseni së bashku me oficerin Edison Hoxha e kanë dhunuar për disa orë, me seanca të njëpasnjëshme.Jashten kamerave, Misha tha se Hyseni përveçse e godiste me grushta dhe shkelma, e kërcënonte vazhdimisht duke i thënë: Do ta marr shpirtin!Misha: “Zëvendës.drejtori Arben Hyseni më rrahu për disa orë. Gjatë kohës që më godiste, Hyseni më thoshte do të ta marr shpirtin”.Për 33-vjeçarin Tomi Misha është ende e paqartë arsyeja dhe motivi, se përse për një aksident të vogël,duhet që ti nënshtrohej një dhune të pashembullt të uniformave blu.Misha kërkon që çështja të zgjidhet me drejtësi, ndërsa sqaron edhe pozicionin e të vëllait Anesti Misha,i cili sipas tij nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka ndërhyrë për të ndalur dhunën e efektivëve tëpolicisë ndaj tij.Dhe pavarësisht kësaj,ai është shpallur në kërkim nga policia. Misha mohon që ai, apo i vëllai të kenë dhunuar efektivin Robert Memelli, pasi shenjat në fytyrën e tij sipas të riut nuk mund të jenë shkaktuar nga goditjet me grusht.