Afati i pagesës, Lezhë, dhjetëra në radhë në zyrat e OSHEE për të shlyer debitë

Afrimi i 28 shkurtit, afatit të fundit të pagesës për klientët debitorë ndaj OSHEE-së ka shtuar radhët në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit. Fluksi i krijuar ka bllokuar punën në këto sportele, duke bërë që ajo të nisë disa orë me vonesë dhe qytetarët të presin në radhë.Ky është fluksi në rritje i qytetarëve në zyrat e OSHEE-së në Lezhë.Punonjësit e zyrës së Kujdesit ndaj Klientit nuk kanë pranuar të nisin punën për shkak të kësaj situate.Shumë nga qytetarët që janë detyruar të presin orë të tëra në radhë, kanë shitur bagëtitë për të paguar detyrimet ndaj OSHEE-së.Në zyrat e OSHEE-së është dashur ndërhyrja e policisë për të nxjerrë klientët debitorë jashtë ambienteve, për të nisur puna në këto sportele.