OKB, së shpejti do publikojë listën e të dyshuarve për krime lufte në Siri

Duke qenë se krimet e luftës në Siri janë kryer në shkallë masive, anëtarë të komisionit të Kombeve të Bashkuara bënë me dije të premten e 20 shkurtit, se shumë shpejt do të publikojnë një listë të njerëzve të dyshuar për mizori gjatë luftës civile.Katër lista janë hartuar tashmë, por janë mbajtur sekret sepse autorëve të dyshuar u duhet bërë proçesi i duhur gjyqësor, tha Vitit Muntarbhorn, një anëtar i komisionit të Kombeve të Bashkuara. Një listë e re do t’i bashkangjistet katër listave të para.“Ne akoma nuk e kemi vendosur nëse do t’i bëjmë këto lista publike, sot, këtë muaj apo muajin tjetër,” tha ai.Kjo deklaratë u bë pas raportimeve për situatën në Siri, nga ana e komisionit, e cila është bërë më e vrullshme dhe më e përgjakshme që nga fillimi i saj në vitin 2011.Më shumë se 200 mijë civilë janë vrarë gjatë konfliktit dhe miliona njerëz janë larguar nëpër vendet fqinje. Shumë njerëz janë dhunuar e torturuar. Shqetësimi po rritet sepse fëmijët po kthehen në ekzekutues gjakftohtë.Në një raport, 4 komisionerët thanë : “Mungesa e mundësive humanitare po bëhet shkak i rritjes së dhunës dhe krimit”.Komisionerët rekomanduan se drejtësia duhet të vihet në vend nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve.Komisioni mund të zbulojë listën e krimeve të luftës në Siri në një takim me Këshillin e të Drejtave Humane më 17 mars 2015, raporton CNN.Lista do të përmbajë emra që janë pjesë e ushtrisë siriane, grupe rebelësh dhe anëtarë të ISIS.