“Idea juaj inovative”,11 projekte promovim në nivel kombëtar e ndërkombëtar
Konkursi “Ideja juaj inovative” ka përzgjedhur 11 projektet më të mira, të cilat tashmë do të vihen në dispozicion të institucioneve të cilat mund ti shfrytëzojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.Tiranë- 11 projektet më të mira janë përzgjidhur nga konkursi “Idea juaj inovative” të cilat më pas do të promovohen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.Tom Preku, drejtor i Fondacionit Partneritet për Zhvillim deklaroi se këto ide mund të merren në konsideratë nga institucione përkatëse, por edhe nga Bashkimi Europian duke sjellë edhe vendosjen e një çmimi apo bashkëpunimin për realizimin konkret.Konkursi “Ideja juaj Inovative” është një projekt i cili mbështet nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit IPA dhe realizohet në disa vende të rajonit.