“Suor Angelica” sërish në TKOB nën interpretimin e Irini Nikolla
Edhe pas largimit të Ermonela Jahos "Suor Angelica" vazhdon të interpretohet në Teatrin e Operas dhe Baletit.Është soprano, Irini Nikolla, e cila pas gjashtë vitesh interpreton sërish këtë rol, që për të sjell shumë emocion për shkak të përjetimeve personale.Sopranoja Nikolla vlerëson figurën dhe kontributin e Ermonela Jahos, duke theksuar se ajo ka qënë gjatë gjithë kohës pranë artistëve të TKOB duke i mbështetur gjatë kohës që ata bënin prova.Një vlerësim për Ermonela Jahon, Gëzim Myshketën dhe të gjithë artistët e TKOB ka shprehur edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nëpërmjet rrjetit social Facebook i falenderon ata për pjesëmarrjen duke theksuar se arti s'ka kufi.Megjithatë duhet theksuar fakti se në datat 14 dhe 16 shkurt kur Ermonela u ngjit në skenën e TKOB për të interpretuar "Suor Angelica" kishte një numër më të lartë të shitjes së biletave, pasi janë të pakta herët kur spektatorët mund të shohin nga afër sopranon e tyre të preferuar.