Si të mbrojmë mjedisin, Ambasada suedeze ekspozitë në Lezhë
Në qytetin e Lezhës është çelur një ekspozitë me fotografi e karikatura mbi rëndësinë e mjedisit nga Ambasada suedeze, ku morën pjesë artistë nga Suedia, por edhe nga vendet e Ballkanit.Sipas Ambasadorit të Suedisë, Patrik Svensson, çështjet e mjedisit i përkasin të gjithëve ndaj të gjithë sëbashku duhet ta mbrojmë atë."Ekspozita ka për qëllim të hedhe një shikim mbi çeshtjen e mbrojtjes së klimes. Në këndveshtrimet e karikaturistëve nordik e ballkanas kombinohet satira e humori me nje apel të sinqerte për një përgjigje të mirë kundrejt kërcenimeve që ndeshin ndaj mjedisit.Imazhet jane provokative dhe na kujtojne ne te gjitheve rëndësinë e të jetuarit gjelber dhe që çeshtjet e klimes duhet të jenë prioritet në kontekstin global ndërsa bota zhvillohet".Por në shumë raste sipas kreut të Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, mjedisi është shkatërruar nga vetë dora e njeriut.Përmes karikaturave dixhitale, artistët sollen problemet e klimës dhe ndryshimet e saj në botë, duke prezantuar nevojen për ndërhyrje.