Mbledhësit e skrapit pushtojnë gërmadhat e lagjes "Kushtrimi"

Pas aksionit të IKMT në lagjen “Kushtrimi”, zona të ngjason si ajo e një shesh beteje lufte. Shitësit e skrapit, por edhe fëmijë kuriozë kanë populluar tashmë gërmadhat ku dikur ishin banesat. Më shumë se 120 ndërtesa u rrafshuan në 5 ditë aksion, ndërsa shumë shpejt pritet të nisë investimi për lidhjen e Transballkanikes me autostradën Vlorë-Levan.Vlorë- Më shumë se 120 banesa u rrafshuan në 5 ditë aksion të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit.Sot fadromat janë larguar, ndërsa rrënojat janë populluar nga persona që përpiqen të mbledhin shufrat e hekurit për skrap.Tek-tuk të sheh syri edhe ndonjë banor të lagjes apo fëmijë kuriozë që qëndrojnë mbi gërmadhat e banesave të lagjes "Kushtrimi" që u prekën nga projekti për zgjerimin e rrugës Tranballkanike që të lidhet me autostradën Vlorë-Levan.Aksioni i dytë i IKMT do të nisë shumë shpejt, ai për heqjen e rrënojave që kanë pluhurosur lagjen e populluar kryesisht pas viteve '90.Por edhe këtij aksioni do ti paraprijë një ndërhyrje tjetër e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, që do të gjunjëzojë edhe banesat e mbetura, ku banorët nuk kanë hequr ende orënditë shtëpiake.Gjithsej janë 133 banesa që do të shemben për ti hapur rrugë ndërtimit të rrugës lidhëse të Transballkanikes me superstradën.9