Pas apelit të banorëve në Ora News, hapet Kopshti 21 në Tiranë
Edhe pse kishte 6 muaj që kishin përfunduar punimet, kopshti 21 në Kombinat nuk ishte I hapur. Shkak ishte bërë mungesa e një automati të OSHEE që e linte këtë kopsht të pafurnizuar me energji elektrike.Pas shqetësimit të ngritur në Ora News nga prindërit, e pas pasqyrimit të kësaj çështje, këtë të premte fëmijët u rikthyen në këto ambjente të reja dhe nisën edukimin për vitin 2015.Sezoni për kopshtin 21 në kombinat ka nisur në muajin shtator të 2014, por në fakt zërat e fëmijëve në ndërtesën e rikonstruktuar nga Bashkia janë dëgjuar këtë të premte 20 shkurt 2015.Edhe pse punimet kanë përfunduar në muajin qeshor, për shkak të një burokracie të pakuptimtë OSHEE nuk kishte vendosur një automat, duke lënë për muaj të tërë fëmijët pa edukim ose të transferuar në kopshte të tilla.Ora News iu drejtua institucioneve për këtë problematikë dhe në 6 shkurt OSHEE bëri furnizimin me energji elektrike.Aktualisht 66 fëmijë u rikthyen në klasat e tyre, më të ngrohta dhe me bazën e duhur materiale. Po ashtu edhe stafi i këtij kopshti nisi një ditë normale pune.Ky ishte një rast kur për probleme të mbaruara, sado të thjeshta si një automat, insititucione të tilla edukuese qëndrojnë të mbyllura pavarësisht se punimet mund të kënë përfunduar me muaj të tërë.Në kopshtin në fjalë,numri i fëmijëve do të shtohet duke çuar në uljen e fluksit në kopshtet ku u bënë transferimet.