Një vit pas revolucionit,Ukraina mbetet në kaos dhe e përçarë
Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në sheshin e Pavarësisë në zemër të Kievit, për të festuar përvjetorin e parë të revolucionit që solli rrëzimin e Presidentit Viktor Janukoviç.Në 20 shkurt të vitit të kaluar, Presidenti i atëhershëm u arratis për në Rusi pasi në protestë 100 persona mbetën të vrarë me urdhër të tij.Njerëzit vendosnin qirinj tek memoriali i viktimave në sheshin e quajtur "Meidan" nga vendasit.Disa prej tyre ishin veshur edhe me rroba ushtarake për të treguar mbështetjen ndaj forcave qeveritare që po përballen me separatistët pro rusë në lindje të vendit, ndërsa ushtarët e mbërritur në Kiev nga Debaltseve, qyteti i fundit i rënë në duart e rebelëve, u pritën si heronj.Por një vit pas revolucionit, Rusia ka aneksuar gadishullin e Krimesë, ndërsa rebelët kanë shpallur Republika Popullore në Donjeck dhe Luhansk.Edhe pse palët kanë nënshkruar për të dytën herë një armëpushim, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës, luftimet në lindje vazhdojnë.Gjatë një takimi mes tyre, kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Fransua Holond bënë thirrje që marrëveshja e Minskut të respektohej plotësisht dhe paralajmëroi masa të reja ndaj Rusisë."Nëse disa pika të armëpushimit nuk vihen në zbatim atëherë do të ringremë çështjen e sanksioneve. Por, siç e tha dhe zoti Holond, nuk shkuam në Minsk për të imponuar sanksione të reja. Shkuam në Minsk për paqe dhe stabilitet".Që prej nisjes së luftimeve prillin e kaluar, më shumë se 5600 vetë kanë humbur jetën, ndërsa marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, që mbështet qeverinë e re pro-perëndimore, janë në pikën më të ulët që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë.Avionët luftarakë rusë kanë rritur fluturimet e fshehta në territoret europiane, duke vënë në alarm NATO-n, ndërsa këmbësoria akuzohet se ka hyrë shpesh në territorin ukrainas.Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të rrisin praninë e tyre ushtarake në bazën ajrore në Shpangdahlem në jug të Gjermanisë.