I hiqet kujdestaria, 17-vjeçari që vuan nga hidrocefali apel Veliajt

Kanë qenë të shumta ankesat e familjeve në Shqipëri që janë hequr, sipas tyre padrejtësisht, nga skema e përkrahjes sociale. Në Sauk të Tiranës, një i ri 17 vjeç që vuan nga një sëmundje e pashërueshme ka përfituar kujdestarinë vetëm për një vit. Familja i bën thirje Ministrisë së Mirëqënies Sociale të kthejë sytë nga kjo familje për shkak se i riu e ka të nevojshme kujdesin e pandashëm.Tiranë- Ky është Leonard Xhabrahimi 17 vjeç. Për shkak të sëmundjes së tij nuk e tregon në asnjë moment moshën reale.Mjafton ta takosh dhe menjëherë kupton që ka zhvillim të vonuar mendor dhe diganoza e tij hidrocefali ose e thënë ndryshe "ujë në tru" është diagnostikuar që fëmijë.Por ndryshe nga bashkëmoshatarët me probleme të tilla, Leonardi nuk gëzon pagesën e kujdestarisë.Nëna e Leonardit, Blerina thotë se kujdestarinë e ka përfituar vetëm për një vit, më pas është hequr me argumentin se djali është i aftë dhe mund të lëvizë.Blerina Xhabrahimi: “Shqetësimi im i vetëm është kujdestaria. Vetëm një vit na e dhanë. Na thonë që kësaj lloj sëmundje nuk i takon kujdestaria.Ai fëmijë, nëqoftëse unë mund të flas për historikun e tij, nuk është i aftë për higjenën e tij personale, nuk është i aftë për shumë gjëra të tjera. Është tepër agresiv, nëse ai të ikën apo largohet nuk mundet të kthehet më në shtëpi. Ne thjesht kërkojmë nëqoftëse na takon e drejta sepse shumë herë më kanë thënë që nuk të takon kujdestaria e këtij fëmije. Nuk e di në stadin të cilin ata mund ta vendosin, ose përcaktojnë, por..”Pagesa është 9500 lekë në muaj. Ashtu siç thotë dhe nëna e tij, Leonardi nuk mund të ecë dhe nuk mund të bëjë asgjë vetë.Ajo i ka dedikuar 17 vite përkujdesje të pandashme, ndërsa Leonardi nuk heziton të bëjë një apel.Gazetarja: Si është dita për ty, çfarë bën gjatë ditës?Leonard Xhabrahimi: Rri, çfarë të bëj?Gazetarja: Kush kujdeset më tepër për ty?Leonard Xhabrahimi: Nëna.Gazetarja: Kujt do t’ia bëjmë thirrjen? Shtetit? Përse?Leonard Xhabrahimi: Që nuk më jep lekët, kaq.[metaslider id=468197]