Letra e gabuar, Tsipras ia faturon “gafën” Ministrit Varufakis
Sikur të mos majftonte tensioni dhe atmosfera e nderë mes Greqisë dhe Eurozonës, e përditëshmja gjermane “Bild” raporton se Greqia i ka pranuar të gjitha kushtet e vendosura nga Trojka për zgjatjen e marrëveshjes së shpëtimit, por ka dërguar në Bruksel "letrën e gabuar", në të cilën nuk ishte përfshirë pjesa që Greqia i pranon të gjitha kushtet.Kryeministri, Aleksis Tsipras ,duket se ia ka faturuar këtë "gabim administrativ" vetë Ministrit të Financave, Janis Varufakis, gjatë bisedës telefonike me Angela Merkelin.Sipas "Bild", Tsipras, Junker dhe Dajselblum e kanë hartuar sëbashku letrën e saktë të mërkurën, por Varufakis ka nisur gabimisht versionin e ndryshuar.Ndërkohë, pak minuta para takimit që pritet të zgjasë disa orë, shefi i Europgrupit, Jerun Dajselblum, ka thënë për gazetarët se është optimist që do të arrihet një marrëveshje.Dajselblum u takua paraprakisht me Ministrin grek të Financave, Janis Varufakis, atë gjerman, Volfgang Shojble dhe shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard para takimit me gjithë Ministrat e Eurozonës.Kjo është mbledhja e tretë në dhjetë ditë e Ministrave të Financave të Eurozonës, ndërkohë që afron skadimi i programit ekzistues të shpëtimit të Greqisë, më 28 shkurt.