Laborator droge në banesë, arrestohet në Tiranë polici Hamëz Demushi

Një Kryeinspektor policie, i cili dyshohet të jetë pjesë nje një grupi të organizuar kriminal,të trafikut të drogës është arrestuar në flagrancë, pasi në banesë iu zbulua një laborator droge dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike.Në pranga ka rënë Hamëz Demushi, 32 vjeç me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë, i cili sëbashku me persona të tjerë trafikonte drogë nga Shqipëria në Kosovë.Burimet të Ora News, thane se Demushi mbikqyrej prej kohësh nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, dhe gjatë së premtes, ai është arrestuar në flagrancë.Në banesën Kryeinspektorit, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë.[caption id="attachment_468025" align="aligncenter" width="640"]hanez demushi Në foto: Polici Hamëz Demushi dhe laboratori i drogës i zbuluar në shtëpinë e tijPo ashtu, në banesë Demushit iu sekuestruan edhe një 1 presë që shërbente për presimin e lëndës narkotike, 2 kompjuterë Lap-top; 6 telefona celularë dhe mbi 30 karta SIM të kompanive celulare shqiptare dhe kosovare, të cilat mund ti shërbejnë uniformave blu për zbulimin e bashkëpunëtorëve të efektivit të policisë.[/caption]Dyshohet se Demushi ishte përfshire edhe në veprime të tjera të paligjshme, pasi iu sekuestrua një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shit-blerje partamentesh dhe automjetesh, si dhe dokumenta të tjera të rëndësishme për hetimet.Hetimet janë zhvilluar nga Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Task Forcën në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, duke aplikuar metodat special të hetimit.Nga këto hetime rezultoi se punonjësi i policies, Hamëz Demushi, është pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike, të të gjitha llojeve e shtrirë kjo në Kosovë dhe Shqipëri.Ndërkohë mësohet se Kryeinspketori ka qenë nën hetim edhe më parë, pasi dyshohej se trafikonte drogë që e merrte nga kultivuesit e Lazaratit, por akuzat nuk u vërtetuan dhe hetimi u mbyll.