KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Shqiptar të Helsinkit

Kontrolli i Lartë të Shtetit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Shqiptar të Helsinkit.Në zbatim të kësaj marrëveshje, KLSH do të angazhohet të bashkëpunojë me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, si një prej OJF-ve më me eksperiencë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe më gjerë.Kryetari i KLSH-së theksoi faktin që bashkëpunimi do të jetë me veprimtari dhe projekte konkrete. KLSH ka qenë në vazhdimësi i hapur për bashkëpunime të tilla dhe ka eksperienca të mira në këtë drejtim dhe me OJF të tjera, kryesisht në tre vitet e fundit.Nënshkrimi i marrëveshjes me Komitetin Shqiptar të Helsinkit e plotëson këtë kuadër dhe është një vlerë më tepër në këtë drejtim sepse fusha e aktivitetit te këtyre organizatave është e ndryshme dhe plotësojnë në mënyrë të natyrshme njëra tjetrën.Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit vlerësoi bashkëpunimin me KLSH-në si një institucion shumë i rëndësishëm kushtetues dhe në këtë kuadër u angazhua se organizata e saj do të kontribuoje për gjithçka që është në shërbim të vendit dhe të qytetarëve.Etapa e dytë do të jetë hartimi i programeve konkrete për tematika të veçanta, në funksion të nevojave dhe të mundësive të të dy palëve.Nëpërmjet realizimit të kësaj marrëveshje, KLSH është në përmbushje të detyrave për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e standardave profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, workshop-eve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta.Të dyja palët shprehën së fundmi vendosmërinë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Zoti Leskaj, shprehu bindjen që sfidat e institucionit që ai drejton nuk mund të përmbushen pa bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe me organizatat e profesionistëve të fushës.