Rezoluta kundër Shqipërisë, Balla: Mos i vishni Shqipërisë epitete që s’i ka

Mos e pengoni rrugën integruese të Shqipërisë. Mbi këtë kërkese është ngritur letra që Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri i ka adresuar tre deputetëve francezë të Frontit Nacional që në janar kërkuan ndalimin e negociatave për anëtarësim në BE të Shqiperisë."Je suis Charli" i drejtohet Balla tre deputetëve, duke i kujtuar atyre se po tentojnë ti hedhin Shqipërisë, të këqija që edhe shumë vende të tjera i kanë."Duke mos mundur t'i mveshni Shqipërisë epitetet e islamizmit, intolerancës, armiqësisë ndaj një tradite dhe një qytetërimi që pa pjesërisht dritën e djellit në tokën e saj të moçme, i pengoni rrugën drejt integrimit nën pretekste më pak të bujshëm: korrupsioni, instabiliteti ekonomik, pesha e trafiqeve të paligjshëm. Të këqija që në fund të fundit janë gangrena e vendeve të Europës nga Korsika në Siçili e nga periferitë e Parisit në qendër të Athinës".Gjithë refuzimi i Shqipërisë, sipas Ballës ka një arsye, lojë politike:"Duke parë ritmin e shfrenuar të rezolutave tuaja, deklaratave e pozicionimeve kundër rimëkëmbjes së projektit europian, - shkruan Balla,- kuptoj se lojrat politike nuk janë më një art, por një zanat i zvetënuar, edhe për një parti si e juaja, lluksi i së cilës ka qënë mos të ketë kurrë rastin për të ushtruar pushtetin dhe përgjegjësitë e vërteta”.Nënkryetarti i grupit parlamentar socialist Balla shkruan se:"Megjithë këtë, ka lojra që në fakt janë të rrezikshme. Ndonëse Shqipëria vjen nga larg, me një të kaluar të dhimbshme, potencialet e saj janë të paprekura: popullsi e re në moshë, pasuri hidrike dhe minerare, monedhë e qëndrueshme dhe rritje ekonomike.Të përjashtosh Shqipërinë, thjesht për të shtuar një pikë më shumë në listën e gjatë të manifesteve për deshtimin e Europës të së ardhmes, është një llogari fort meskine, me një çmim ndoshta shumë të lartë".Në seancën e fundit plenare të janarit në Parlamentin Europian, tre deputetë francezë të Frontit Nacional, Dominique Bilde MEP, Steeve Briois MEP, Sophie Montel përmes një projekt-rezolutë kërkuan ndalimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.