3000 intelektualë europianë peticion Parlamentit shqiptar për hapjen e dosjeve
Tre mijë intelektualë, mes të cilëve nobelistë dhe deputetë të Bundestagut gjerman kanë hedhur firmate tyre në një peticion që pritet ti dorëzohet parlamentit shqiptar për hapjen e dosjeve.Drejtori i Institutit të ish-të përndjekurve politikë, Bilal Kola, sqaroi në Ora News se çfarë synon peticioni.Bilal Kola: “ Është një peticion që në fakt ka ardhur nga elita e intelektualëve europianë.Në të përfshihen dhe nobelistë të letërsisë, përfshihen figura nga më të ndryshmet të medias dhe politikëbërjes, pasi ka dhe deputetë të Bundestagut. Ky peticion synon të sjellë eksperiencën gjermane për hapjen e dosjeve dhe ta çojë atë në realitetin shqiptar”.Kola argumentoi pse Qeveria nuk ka përfshirë në projektligjin për hapjen e dosjeve edhe lustracionin.Bilal Kola: “ Natyrisht që ka dhe një veçori, dallimi është që ky peticion ekstra kësaj kërkon të shqyrtohen edhe opsione të mundshme lustracioni. Ndërsa drafti i qeverisë nuk e merr proçesin e lustracionit nga një këndvështrim ligjor, por e shikon nga një këndvështrim moral apo faktik”.Ilva Tare: Pse po i shmanget mazhoranca e sotme lustracionit?Bilal Kola: Se mazhoranca e sotme domethënë i bie që të bëjë atë demin, ti turret asaj gjësë që sheh përballë me të kuqe.Ilva Tare: Po i ka një borxh moral këtij populli.Bilal Kola: Më lër ta shpjegoj deri në fund. I bie që të bësh të njëjtin veprim i cili ka ndodhur më përpara, është gjykuar si antikushtetutes dhe ti të shkosh ta bësh këtë me llogjikën që do të dështosh në mënyrën më kategorike dhe më të padiskutueshme.Në Ora News Kola garantoi se brenda këtij muaji ish-të përndjekurve politikë do tu jepet kësti i katërt i dëmshpërblimit.Bilal Kola: “ MJafton me atë që dimë neve sesa merr një këst, mjaftojnë për t’iu dhënë të gjitëhve të katërtin dhe gjysmëve të pestin. Dhe synojmë që pasi tu kemi dhënë gjysmëve të pestin, në qershor ti kërkojmë qeverisë të na japë një fond ekstra që tu japim të gjithëve të pestin. Por e sigurt që brenda prillit do tu japim të pestin atyre që teprojnë nga kjo shumë që mbetet që do jetë pak a shumë gjysma”.