Lezhë, tenton të grabisë banesën, trembet nga e zonja e shtëpisë, ikën

Një tentativë grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Ishull-Shëngjin të Lezhës. Një person i maskuar që ende nuk është identifikuar nga policia ka hyrë brenda një banese ku jetonte një grua.Në momentin kur grabitësi ka hyrë për të grabitur brenda banesës, zonja e shtëpisë Katrina Leka 53-vjeçe nuk ka qenë brenda shtëpisë.Ajo ka qenë 100 metra larg banesës dhe në momentin kur ajo ka shkuar tek banesa e ka gjetur grabitësin brenda shtëpisë duke kontrolluar.Sapo ka prarë gruan teksa ka hyrë brenda, grabitësi është trembur, duke shtyrë 53-vjeçaren të cilën e ka rrëzuar dhe është larguar me shpejtësi me këmbë.Ka qenë gruaja e cila ka njoftuar menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen. Këta të fundit kanë nisur hetimet. Sipas uniformave blu, grabitësi nuk ka arritur të marrë asgjë brenda në shtëpi.Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të ngjarjes, ndërsa pritet që të merret në pyetje 53-vjeçarja për të bërë të mundur edhe identifikimin e autorit.Dyshimet e para janë se ai mund të jetë banor i zonës aty pranë, pasi ai ka lëvizur i vetëm në këmbë. 53-vjeçarja, Katrina Leka, jetonte e vetme në banesën e saj në fshatin Ishull-Shëngjin, pasi burri dhe fëmijët e saj ishin prej vitësh në emigracion.