Rusët mblidhen në Moskë për të kujtuar grushtin e shtetit

Mbështetësit e qeverisë ruse do të mblidhen në Moskë për të shënuar përvjetorin e parë të asaj që ata e quajnë ‘grusht shteti’ në Ukrahinën fqinje.Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në marshim nën sloganin “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.Protestat ukrahinase rrëzuan Presidentin pro-rus Viktor Janukoviç në vitin 2014.Që atëherë Rusia ka aneksuar gadishullin e Krimesë nga Ukrahina dhe akuzohet për mbështetjen e rebelëve në Ukrainën lindore.Qeveria ukrahinase, liderët perëndimorë dhe NATO thonë se është provë e qartë se Rusia po ndihmon rebelët me armë dhe ushtarë. Ndërsa Moska e mohon këtë gjë, duke insistuar se çdo rus që mbështet rebelët është vullnetar.Më shumë se 5.400 njerëz kanë vdekur që kur shpërtheu lufta prillin e kaluar.Rusët pritet të vijnë në Moskë nga të gjitha anët e vendi. Mediat ruse i bëjnë thirrje të gjithë atyre që ndjehen patriotë dhe që janë kundra revolucioneve të marrin pjesë në mbledhjen e Moskës.“Hajdeni nëse e doni vendin!”, kjo është thirrja e transmetuar në televizionin ‘Rossiya 24’.Demonstrata vjen një ditë pasi Presidenti Ukrahinës, Petro Poroshenko, akuzoi  Rusinë për vrasjen e dhjetra protestuesve me snajper në Kiev në 18-20 shkurt të vitit të kaluar. Ai tha se ndihmësi i presidencës ruse, Vladislav Surkov, ka organizuar grupe snajperistësh. Poroshenko shtoi se informacionin e kishte marrë nga Shërbimet e Sigurisë Ukrahinase.Kësaj akuze, Ministria e Jashtme ruse iu përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte sens.Poroshenko foli vetëm 2 ditë pasi ushtria e tij u tërhoq nga qyteti Debaltseve, që tani është në duart e rebelëve, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 12 shkurt të këtij viti.Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin, paralajmëroi se “askujt nuk duhet t’i shkojë nëpër mend se ka superioritet ushtarak mbi Rusinë”.