Sërish përleshje në parlamentin turk për ligjin e ri të policisë
Deputetët turq janë përfshirë në një tjetër sherr në sallën e parlamentit mbrëmjen e së enjtes, sërish gjatë debateve për një ligj të ri që synon t'i japë më shumë kopetenca policisë për të ndaluar protestuesit e dhunshëm.Në pamjet e xhiruara me celular nga deputeti i Partisë Republikane, Sinan Ajgyn, një koleg i tij rrëzohet nga shkallët, ndërsa të tjerë deputetë opozitarë përleshen me ata të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit Rexhep Erdogan.Opozita e kundërshton me forcë këtë projektligj, i cili do t'i jepte shumë autoritet forcave të rendit për të kontrolluar protestat, që kohët e fundit kanë qenë të shpeshta dhe të dhunshme.Ndërsa republikanët e akuzojnë Erdoganin që kërkon të ndërtojë një shtet policor, Partia Demokratike e Kurdëve ka shkuar edhe më tej duke thënë se në këtë mënyrë do të legjitimohej shteti i terrorit.Projektligji i jep të drejtë policisë që të kontrollojë banesat dhe pronat e të dyshuarve si dhe të rrisë dënimet për personat që mbajnë bomba molotov dhe lëndë të tjera shpërthyese, shpesh të përdorura nga protestuesit kurdë, ndërsa gjithkush që kapet gjatë protestave me fytyrë të mbuluar mund të dënohet deri në pesë vjet burg.Edhe të martën, deputetët u përleshën në parlament kur projektligji u debatua për herë të parë, ndërsa dy prej tyre përfunduan edhe në spital për t'u kuruar nga plagët.