Gabimet gjuhësore evidentohen tani edhe në monedhat shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2015, 17:32
Një nga debatet më të mëdha në arsim është mënyra sesi janë shkruar tekstet dhe nevoja e menjëhershme për korrigjimin e tyre. Por gabimet gjuhësore nuk gjenden vetëm në këto tekste alternative.Këto gabime cënojnë monedhën tonë me të cilën kryejmë çdo shërbim. Gjuhëtari, Gjovalin Shkurtaj, nga emisioni “Ditë e re” në Ora News analizoi me rregullat e drejtshkrimit gabimet në monedhën 1000 lekë. Po të njëjtat gabime janë dhe në monedhën 2000 lekë.Po kështu në monedha mungon dhe “ë”-ja dhe kur këto gabime ndodhin në institucionet shtetërore gjuhëtarët shkojnë drejt argumentit, ose këto monedha janë të pavlefshme, ose duhet të rishihet në këto kapituj drejtshkrimi i gjuhës shqipe.