Strehimi dhe ndërtimi, Kosova i ofron Shqipërisë eksperiencën e saj
Kosova do ti ofrojë Shqipërisë mbështetje në proçesin e planifikimit të territorit, strehimit dhe standardeve të ndërtimit.Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, priti në një takim homologun kosovar me të cilin u diskutua edhe për projekte të përbashkëta rajonale.Ministri kosovar, Ferid Agani, deklaroi se Kosova ka realizuar arritje në aspektin e planifikimit të territorit dhe me miratimin e Kodit të Ndërtimit.Edhe pse Kosova ka vetëm 7 vite shtet do ti japë Shqipërisë përvojën e saj në fushën e planifikimit të territorit.Ndërkohë që po punohet edhe për projekte të përbashkëta rajonale midis dy vendeve.Gjatë një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Zhvillimit Urban Ministrja, Eglantina Gjermeni, deklaroi se për vitin 2015 bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të fokusohet në tre fusha kryesore, atë të planifikimit të territorit, strehimit dhe standardeve të ndërtimit.Ndërkohë që Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferid Agani, u shpreh se Kosova është e gatshme ti vendos Shqipërisë në dispozicion arritjet në aspektin e planifikimit të territorit.Në prill të vitit 2014, ndërmjet dy Ministrive u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në të cilin janë përcaktuar qartazi fushat e bashkëpunimit dhe aktivitetet konkrete që do të zhvillohen ndërmjet dy vendeve tona.