Grushta në parlamentin turk, diskutohej për fuqizimin e policisë
Dy deputetë turq përfunduan në spital, ndërsa pesë të tjerë mbetën të lënduar pas një sherri masiv në parlament gjatë debateve të ashpra mbi projektligjin për fuqizimin e policisë përballë protestave të shumta që kanë shpërthyer në vend.Përleshjet më të mëdha ndodhën mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike Kurde dhe asaj Republikane, me deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që është në pushtet.Veçanërisht kurdët e kundërshtonin me forcë projektligjin për fuqizimin e autoritetet të policisë, duke e quajtur këtë një përpjekje për të ngritur një gjendje terrori në vend.Projektligji, i cili do t'u jepte më shumë fuqi autoriteteve për të kontrolluar dhe shpërndarë protestat është kritikuar edhe nga grupime të ndryshme të të drejtave të njeriut që e quajnë këtë një politikë të papranueshme për një vend anëtar të NATO-s siç është Turqia.Marrëdhëniet e tensionuara mes kurdëve, një minoritetet i konsiderueshëm në Turqi dhe qeverisë dukeshin në përmirësim që prej ardhjes në pushtet të Erdoganit, i cili ka rrezikuar edhe prishjen e marrëdhënieve me nacionalistët për të mbështetur të drejtat e tyre.Megjithatë, shumë analistë mendojnë se kjo lëvizje e Erdoganit bëhet për të fituar votat e Partisë Kurde në parlament në mënyrë që të mund të ndryshojë Kushtetutën për të forcuar pozitat e tij si President i vendit.