Greqia zgjedh sot Presidentin. Tsipras nominon ish deputetin Prokopis Pavlopulos
Shumica parlamentare greke do të rikonfimohet sot me votimin për presidentin e ri të vendit. Prokopis Pavlopulos një ish deputet është përzgjedhur nga Tsipras si kandidati i cili është i pranueshëm për të gjitha palët dhe që e ka fitoren të sigurt. Parlamenti grek voton sot presidentin e ri të vendit. Kryeministri grek Alexis Tsipras ka nominuar një ish-deputet dhe ministër të Brendshëm të Partisë Konservatore për president të ardhshëm të vendit.Tsipras tha para deputetëve se Prokopis Pavlopulos është një kandidat uniteti, i cili është i pranueshëm për të gjitha palët politike në Greqi. 64 vjeçari ka shërbyer në periudhën 2004-2009 në qeverinë e Partisë Demokracia e Re - tani opozita kryesore në vend.Fitorja e tij është thuajse e sigurtë në votimin në Parlament, proces i cili nis sot. Ai ka mbështetjen e partisë SYRIZA dhe të partnerëve të kolaicionit. Por edhe partia e madhe opozitare Demokracia e Re ka shprehur mbështetjen për Pavlopulos. Edhe pse presidenca greke është kryesisht ceremonial si insitucion, sërish ishte shkaku i zgjedhjeve të parakoshëshme të 25 janarit që solli në pushtet Syrizen.Pavlopulos është profesor drejtësie dhe deputet, por ka një të kaluar të diskutueshme sa i përket periudhës si Ministër i Brendshëm, kur policia qëlloi adoleshentin Aleksandros Grigoropulos në 2008, vdekja e të cilit shkaktoi protesta të dhunshme në Athinë e qytetete të tjera në Greqi. Emërimi Pavlopulos erdhi në fakt i papritur, pasi flitej gjerësisht për komisioneri e Migracionit të BE-së Dimitris Avramopulos.