Berat, pusetat e hapura mbushen me mbeturina, shkak përmbytjet
Berat-Përmbytjet e herëpashershme që përfshijnë rrugë dhe lagje në Berat janë edhe pasojë e bllokimit të pusetave në anë të rrugës të qytetit muze.Reshjet e shiut treguan se si uji vërshoi në rrugë deri në trotuare, ndërkohë që problemi mund të rishfaqet, pasi pusetat vazhdojnë të jenë në mbushura me mbeturina.Banor: "Sa herë bie shi, ka përmbytje e bien njerëzit brenda".Banorët e lagjes Jani Vruho, shpjegojnë se pusetat pasi u vidhen kapakët përdoren si kosh mbeturinash.Banor: "Janë vjedhur që para 2-3 vjetësh. Nuk funksionojnë fare, janë sa për formalitet. Mbytemi nga ujërat e zeza".Ne reshjet e dy javëve më parë, uji vërshoi për disa orë në rrugët e qytetit të beratit, duke përmbytur edhe trotuaret dhe rrezikuar bizneset përgjatë rrugës.