Fier, uji shpëlan tokat, Drejtoria e Bujqësisë: Bie cilësia e produkteve
Fier-Ndonëse uji u tërhoq nga tokat bujqësore, vërshimi i tij për ditë të tëra dëmtoi rëndë të mbjellat në qarkun e Fierit. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, këtë vit do të ketë rënie të prodhimit bujqësor, ndërsa edhe cilësia e produktit nuk do të jetë e njëjtë.Muhamet Baboci : "Zonat e përmbytura që ishin zonat më pjellore të qarkut të Fierit, Cakrani, Levani, do kenë një rënie prodhimi sepse streset që kaloi gjithë bimësia reflektohen në këtë rënie".Në tokat e përmbytura, 130 hektarë ishin të mbjella me dru frutore, që u dëmtuan rëndë edhe nga ngrica pas vërshimit të ujit.Muhamet Baboci : "Dominojnë pemët frutore dhe rreth 30 ha me luleshtrydhe të mbjella në sera. Aktualisht ne gjykojmë që këto sipërfaqe që kanë pasur mbingopje me ujë. Presim të ketë dëmtime të pemëve frutore ndërsa në sipërfaqet që u liruan shpejt nga uji shpresojmë që të mos kemi dëme por kjo do të duket pas një periudhe kohe kur bima të reagojë ndaj kësaj vështirësie që ka kaluar".Ekspertët këshillojnë fermerët për marrjen e masave për kullimin e ujit të tepërt dhe plehërimit, në mënyrë që te mund t'u shpëtojë një pjesë e prodhimit.