PD: Fatura abuzive në Laç, OSHEE: Shkarkuam drejtuesin në Kurbin dhe 6 faturistë

PD vuri nën akuzë OSHEE për faturime abusive të energjisë elektrike. Selia Blu publikoi 7 fatura identike për banorët e një pallati në Laç, të ngarkuar me 30 mijë lek në muaj secili.Sipas kordinatores së PD Reila Bozdo kjo nuk është matje e energjisë mbi bazën e konsumit, por urdhër për të gjobitur qytetarët.“Ja ku kemi këtu 7 fatura identike, madje të një pallati, të kenë shpenzuar për muajin dhjetor-janar, të njëjtën sasi energjie, prej 300 mijë lekë secili. Janë me qindra e me mijëra fatura si këto në gjithë vendin. Ky është ndëshkim, asgjë tjetër.E paralajmërojmë OSHEE-në, e cila merret cdo ditë me propagandë dhe është kthyer në një zyrë sulmi ndaj opozitës, të zbatojë ligjin.”Pas këtyre akuzave OSHEE pranoi se në lagjet 2 dhe 3 në Laç ka pasur raste të mbi dhe nënfaturimit.Nga verifikimi i nisur më 27 janar, sqaron OSHEE rezultoi se 592 familjarë janë nën faturuar dhe 140 janë mbifaturuar për një total prej 214 megavat.OSHEE thotë se pas verifikimit të rastit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e agjencisë së OSHEE Kubin si dhe 6 faturistë.“Më 6 shkurt me përmbylljen e fazës së kontrollit u mor vendimi për shkarkimin shkarkimin e drejtuesit të agjencisë së OSHEE-së Kurbin; ulja në detyrë e shefit të degës së shitjes dhe largimi nga detyra i 6 lexuesve që mbulonin lagjen nr.2 dhe 3 në Laç.”, thuhet në deklaratën zyrtarë të OSHEE.