Zyra doganore Shqipëri-Kosovë, Rama: Në verë nuk do ketë kontrolle
Dy kryeministrat, ai i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama përuruan sot tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё Kosovës dhe Shqipёrisё në Vërmicë.Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se gjatë verës nuk do të ketë kontrolle në këtë pikën doganore për pushuesit kosovare që do të vijnë në Shqipëri, por do të ketë vetëm kontrolle të rastesishme dhe relaksuese për qytetarët kosovare.Të dy kryeministrat u shprehën se kjo zyrë doganore është në shërbim të qytetarëve dhe se shkurton kohën dhe i jep fund vonesave për shkëmbimin e mallrave.Edi Rama: “Sot është një ditë e shënuar sepse hedh një hap drejt bashkimit të synuar doganor. I japim fund një kapitulli vonesash pengesash dhe zvarritjesh për sipërmarrjen që punon në dy anët e kufirit dhe që ka nevojë për këtë pikë shërbimi. Nga sot nuk janë më dy ditë, vonesat për të kaluar mallin nga njëra anë të tjetra mjaftojnë vetëm 5 minuta.Në ditën kur tranziti i mallrave Shqipëri-Kosovë nuk është tranzit kombëtar, por është bashkim i zyrës doganorë. Nuk është ksoto e dyfishtë kohë, dhe as kosto e dyfishtë parash, por është një procedurë e vetme.Gjatë verës do fillojë regjimi i ri, ku do nuk do të ketë kontrolle të veturave me të cilat familjet e Kosovë vijnë në Shqipëri, por do të ketë një kontroll të relaksuar, për të bërë të mundur që kjo të jetë një vijë kalimi dhe jo një pikë kontrolli."Isa Mustafa: "Nga zyra e përbashkët doganore do të përfitojnë qytetarët tanë dhe bizneset. Jemi të interesuar që këtë fushë të doganave ta përvetësojmë që të përfitojnë qytetarët dhe të bizneset sepse do të konsumojnë mallra më cmime më të ulëta. Këto favore do të shkojnë deri të qytetari i fundit."Më herët Rama në rrjetin social facebook, shkruan: "Ne Morine me Isa Mustafen. Nga sot kufiri me zyre te bashkuar doganore. Marrin fund procedurat e kostot e dyfishta. Dy shtete nje hapesire!"