Lamtumirë rradhë, OSHEE: Faturat e dritave në dyqanet e lagjes
Radhët e gjata për të paguar faturat e energjisë elektrike ka bërë që OSHEE të krijojë disa alternativa të pagesës së faturave. Tashmë në bazë të vendimit më të fundit të kësaj kompanie qytetarët mund të paguajnë faturat e tyre në bankë, postë por edhe në dyqane të lagjes, por që duhet të kenë logo të OSHEE.Tiranë- Qytetarët shqiptarë tashmë do të kenë më shumë alternativa për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe më pak shanse për tu justifikuar për mospagesën e tyre.Radhët e gjata në pikat e Kujdesit ndaj Klientit kanë bërë që OSHEE të kontraktojë disa operatorë të tjerë ku mund të bëhet pagesa.Drejtoresha e Shitjeve dhe Arkëtimeve, Albana Ferra, sqaroi se tashmë qytetarët do të kenë mundësi që të paguajne në postë,bankë por edhe në dyqane të lagjes ku do të ketë logo të OSHEE.Drejtoresha deklaroi se këto mënyra të pagesës do të jenë shumë të sakta pasi sistemet do të jenë të lidhura direkt me OSHEE duke ulur mundësinë e problemeve.Qytetarët deklarojnë se hapja e më shumë pikave është e domosdoshme, pasi detyrohen që të rrinë në radhë me orë të tëra.Pas nisjes së aksionit për mbledhjen e faturave të papaguara ndër vite, në pikat e pagesës së energjisë elektrike ka pasur dyndje dhe radhë të gjata të qytetarëve që presin të shlyejnë detyrimet.