Basha: Asnjë masë për sigurinë në miniera; MEI: Politikë me vdekjet
Vdekja e minatorit një ditë më parë në galeritë e Munellës në Pukë ka përplasur sot në distancë kreun e PD-së Basha dhe Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë mbi sigurinë në miniera.Tirane- Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me incidentin e një dite më parë në minierën e Munellës në Pukë, ku gjeti vdekjen një minator.Në faqen e tij në fb, Basha ngushëllon familjarët për humbjen e të dashurit të tyre, ndësa akuzon qeverinë se ka braktisur minatorët.“Tragjedi njerezore dhe indiference qeveritare ne minierat shqiptare.Dje vdiq nga shembja e galerise ne Munelle, Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy femijeve, nga fshati Kimez, i komunes Gjegjan. Familjes Ndreca dua ti percjell edhe publikisht ngushellimet e mija per humbjen dhe dhimbjen e madhe.Asnje fjale nga Kryeministri dhe manaret e tij. Heshtje dhe indiference qe vret. Jetet e minatoreve nuk kane asnje vlere. Deri dje hidhnin lot krokodili per çdo aksident miniere dhe betoheshin se do rrisnin sigurine por kur erdhen ne pushtet i braktisen edhe minatoret si shume njerez te punes”.Sipas Bashës në një vit e gjysëm të qeverisë së majtë janë regjistruar viktima si asnjëherë më parë në minierat shqiptare, ndërsa nga qeveria nuk ka asnjë masë.“Ne 1 vit e gjysem ka patur me shume viktima ne minierat shqiptare se asnjehere me pare. Braktisja ndihet kudo.Kryeministri dje jepte shfaqje me keca dhe manare, por nuk gjeti kohe as te ngushellonte njerezit qe flijoheshin ne minierat e vendit. Kjo qeveri e ka hallin dhe mendjen vetem tek vetja”.MEI: Spekulim për kapital politik, do marrim masat pas hetimitPor për Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kreu i PD-së po spekulon dhe po përdor politikisht rastin në fjalë ende pa pritur hetimet.Përmes një deklarate për mediat, MEI thotë se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale.“Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kujton opinionit publik se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale. Qeveria e mëparshme lëshoi mbi 1200 leje minerare pa pyetur për kriteret e sigurisë së punës për minatorët dhe as për të ardhurat në Buxhetin e Shtetit.Në më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, kemi kryer kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme në subjektet minerare në të gjithë vendin. Kontrolle që nuk ishin bërë prej shumë vitesh duke lënë minatorët në mëshirën e fatit. Janë anuluar mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit. Janë pezulluar pjesërisht në aktivitetin e tyre qindra subjekte të tjera deri në plotësimin e kushteve të sigurisë. Janë fshirë nga regjistrat mbi 300 leje të tjera të cilat rezultonin fiktive, abuzive dhe pa asnjë aktivitet minerar”.Deklarata e plotë e MinistrisëMinistria e Energjisë dhe Industrisë shpreh keqardhje për deklaratat e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pa pritur hetimet për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në minierën e bakrit në Munellë, gjen rastin të spekulojë dhe përdorë politikisht çdo vdekje.Me të marrë njoftimin për aksidentin me pasojë vdekjen e minatorit Gjovalin Prenga, punonjësit e Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet dhe nxjerrë përgjegjësitë.Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes së minatorit të vdekur, Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton se shumë shpejt RISHM-i do të publikojë rezultatin e hetimit dhe do të merren masat përkatëse për aksidentin.Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kujton opinionit publik se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale. Qeveria e mëparshme lëshoi mbi 1200 leje minerare pa pyetur për kriteret e sigurisë së punës për minatorët dhe as për të ardhurat në Buxhetin e Shtetit.Në më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, kemi kryer kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme në subjektet minerare në të gjithë vendin. Kontrolle që nuk ishin bërë prej shumë vitesh duke lënë minatorët në mëshirën e fatit. Janë anuluar mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit. Janë pezulluar pjesërisht në aktivitetin e tyre qindra subjekte të tjera deri në plotësimin e kushteve të sigurisë. Janë fshirë nga regjistrat mbi 300 leje të tjera të cilat rezultonin fiktive, abuzive dhe pa asnjë aktivitet minerar.Ndryshe nga vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, kur pas aksidenteve u vihej faji viktimave, çdo aksident i ndodhur në miniera është hetuar me seriozitet dhe janë marrë masa të rrepta deri në revokimin e lejeve minerare.Në zbatim të ligjit të ri për minierat, shumë shpejt do të zgjidhet plaga e mbivendosjeve të lejeve minerare, kryesisht në rajonin krommbajtës të Bulqizës. Do të anulohen të gjitha mbivendosjet e lejeve minerare të dhëna gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e që kanë krijuar jo vetëm rrezikshmëri për punën e minatorëve por edhe deri konflikte me pasojë jetë njerëzish.Ndryshe nga zoti Basha që preferon të derdhë lot krokodili e të përdorë politikisht vdekjet e minatorëve, qeveria ka bërë realitet uljen e moshës së daljes në pension me 5 vite dhe ka rritur ndjeshëm pensionet për 3840 minatorë.Në vend që të heshtë për katrahurën që qeveria e tij ka lënë trashëgimi në industrinë minerare, kryetari i Partisë Demokratike zgjedh sot të spekulojë për përfitime të pastra politike.