Shpërthimet, Ndreu: Mesazh i krimit përballë atyre që e luftojnë
Shpërthimi me tritol në biznesin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për deputetin socialist Pjerin Ndreu është mesazhi i drejtpërdrejtë i krimit përballë atyre që po e luftojnë. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Ndreu tha se politika duhet të qëndrojë larg këtyre ngjarjeve dhe të mos përdoren për kapital.Pjerin Ndreu: “Ajo që nuk duhet të hyjë në këtë mes është politika. Ajo është qartësisht një mesazh, një formë presioni që fokusohet diku dhe kryesisht te përfaqësuesit e lartë të shtetit. Te familja e Ministrit të Brendshëm dhe te një funksionar i lartë i policisë. Pra dukshëm dikush ka dërguar mesazhet e veta në drejtim të këtyre dy personave dhe nuk ka sesi të mos merret në konsideratë dhe mos konsiderohet seriozisht qofë nga opozita, qoftë nga pozita fakti që krimi drejtohet deri te familja e Ministrit të Brendshëm”Deputeti socialsit foli për tregues pozitiv në luftën kudnër krimit të organizuar dhe sipas tij as shpërthimet e fundit nuk e zbehin punën e qeverisë.Pjerin Ndreu: “Të ndodhin ngjarje 2 vjet a 3 nuk do të thotë se kanë dështuar institucionet. Sic organizohet shteti ashtu organizohet edhe krimi, jo vetëm këtu po në të gjithë botën krimi ka pas raste kur e ka vënë në vështirësi shtetin. Ne nuk mund të flasim për situatë krimi të stabilizuar, por mund të flasim për situatë krimi të përmirësuar. Mos ti ngatërrojmë termat. “