Komisioni i Ekonomisë, debate për kontratën për ndërtimin e HEC-it të Devollit

Deputetët e opozitës dhe maxhorancës kanë debatuar në komisionin e Ekonomisë në lidhje me financimin e infrastrukturës në zonën e Gramshit nga Konçesionari i cili po ndërton hidrocentralin e Devollit.Deputeti Ridvan Bode e konsideroi të vonuar këtë projekt ndërkohë që kundërshtoi edhe faljen e taksave për këtë kompani .Ridvan Bode: “Qeveria harroi nga mungesa e angazhimit të bënte një rrugë, një infrastrukturë që ishte parashikuar në kontratë dhe që duhet ta programonte në buxhetin e vitit 2014-2015 dhe në këmbim të kësaj koncesionari ka kërkuar haraxhin, haraxhi është jo i vogël. 15 vjet me hiq fijet koncesionare dhe fijet koncesionare 15 vitet e para është 83 mln euro”Kreu u komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe pranoi problemin e mosbuxhetimit të projektit në kohë por theksoi rëndësinë e tij.Erjon Braçe: “Mos përmbushja e detyrimeve që ka pasur kontrata 2013-2014-2015 natyrisht që ishte një gabim shumë i rëndë, por në anën tjetër që u kërkohet pse nuk e bëtë brenda 2013 kur ndryshuat buxhetin, ka një përgjigje. Plani buxhetor i investimeve publike kishte mbaruar në qershor të vitit 2013”