Shpërthimet, Meta dhe Nishani: Autorët të vihen para drejtësisë

Shpërthimet e sotme janë dënuar ashpër edhe nga institucionet e vendit, si Kuvendi apo Presidenca. Kryetari i Kuvendit nëpërmjet një mesazhi, i quan këto akte terroriste. Ai shpreh mëbshtetje policisë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.Po ashtu edhe Presidenti Bujar Nishanin duke i quajtur akte kriminale, kërkon nga autoritetet ligjzbatuese që të angazhohen për zbardhjen e ngjarjes.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dënon me forcë aktet terroriste të ndodhura në TiranëKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dënon me forcë aktet terroriste të ndodhura ditën e sotme në Tiranë.Ilir Meta i bën thirrje autoriteteve që të punojnë për gjetjen e autorëve dhe për ndëshkimin e tyre, ndërsa fton politikën që t’i dënojë njëzëri akte të tilla.Kryetari i Kuvendit garantoi për mbështetje Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në detyrën e tij në luftën kundër krimit.“Dënoj me forcë këto akte terroriste. Të gjenden autorët e të ndëshkohen. Politika t’i dënojë njëzëri akte të tilla. Mbështetje ministrit Tahiri në detyrën e tij. Mbështetje policisë dhe agjencive ligjzbatuese”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në mesazhin e tij.Presidenti Nishani dënon me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim të ndodhura sot në TiranëPresidenti i Republikës, Bujar Nishani dënon me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim të ndodhura sot në TiranëPresidenti u kërkon agjencive ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të angazhohen maksimalisht për vënien përpara drejtësisë të autorëve  të këtyre akteve.Kreu i Shtetit garanton mbështetjen e tij të pakufishme për të gjitha strukturat shtetërore në luftën kundër krimit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.