Shpërthimet në Tiranë pasqyrohen edhe nga mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkmbëtare kanë pasqyruar tre shpërthimet të ndodhura në Tiranë. Agjencia prestigjoze Reuters shkruan: Bombat në Tiranë shënjestrojnë sistemin e antikrimit. Reuters nënvizon deklaratën e kryeministrit Rama, i cili i quajti sulme terroriste.Edhe Associated Press ka pasqyruar ngjarjet e sotme në Tiranë duke vënë theksin te shpërthimi që ndodhi tek farmacia e babait të ministrit Tahiri.Shpërthimet nuk kanë kaluar edhe pa vëmendjen e mediave fqinje. Disa të përditshme italiane kanë pasqyruar ngjarjet.