Shpërthimet, BE: Politika të bashkohet. SHBA: Akt burracak që minon demokracinë
Tronditjet me tritol mëngjesin e sotëm janë dënuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një njoftim për mediat Delegacioni i BE në Shqipëri i ka bërë apel politikës shqiptare që të bashkohet për të nxjerrë autorët para drejtësisë.Po ashtu BE ka shprehur mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor pa kompromise."Delegacioni i BE-së në Shqipëri është i tronditur nga shpërthimet e sotme dhe i dënon ato pa rezerva. Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të fuqishme për forcimin e shtetit ligjor, pa kompromis. Ne besojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë dhe presim që të gjitha forcat politike të bashkohen për ta mbështetur këtë synim. Ne presim sjellje dhe ligjeratë të përgjegjshme nga të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike, sidomos për çështjet e shtetit ligjor, në funksion të interesave kombëtare të Shqipërisë."Edhe delegacioni i SHBA ka deklaruar se përdorimi i dhunës si mjet kanosje është një akt burracak që minon demokracinë"Ambasada e SHBA dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulme të veçuara sot në Tiranë. Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme. Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit."OSBE: Forcat politike të shmangin politiziminKa reaguar edhe OSBE e cila i ka bërë thirrje forcave politike që të shmangin politizimin e sulmeve duke i dhënë hapësirë hetimeve.“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon fuqishëm të gjitha aktet e dhunës. Aktet e dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe demokratike. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të shmangin politizimin e sulmeve të sotme dhe t’u japin autoriteteve përkatëse hapësirën për t’i hetuar plotësisht këto akte dhe për të identifikuar e vënë përpara drejtësisë përgjegjësit”.