Investigimi i "Channel One": Skandali me mbetjet spitalore, miliona euro të shpërdoruara nga kompani fantazmë

Shqipëria është kthyer në një kosh të mbetjeve të rrezikshme spitalore nga neglizhenca e autoriteteve, që paguhen për të monitoruar procesin e asgjesimit."Channel One" ka investiguar rreth historisë shokuese të mbetjeve spitalore, ku janë përfshirë spitale dhe klinika dentare, me reputacion dhe me xhiro vjetore miliona euro.Spitalet, poliklinikat, qëndrat shëndetësore, klinikat mjekësore, klinikat dentare dhe klinikat veterinere janë prodhuesit e mbetjeve të rrezikshme spitalore.Çfarë thotë ligji, si duhet të administrohen mbetjet spitalore ?Në Shqipëri prodhohen 2 mijë ton mbetje spitalore në vit, por vetëm një sasi e vogël asgjesohet.Më shumë se 1 mijë ton mbetje të rrezikshme spitalore hidhen në ambjente të hapura dhe shqiptarët bashkëjetojnë me rrezikun e sëmundjeve infektive dhe kancerogjene."Channel One" zbuloi se licensë për trajtimin e mbetjeve spitalore kanë vetëm tri kompani. Ndërkohë që në Shqipëri janë 2500 prodhues të mbetjeve spitalore.Mjeti që transportonte mbetjet spitalore lëvizte me targë false dhe deri sa të mbushej plot, proces që zgjaste 10 ditë, parkohej në një lagje të populluar në Tiranë, duke rrezikuar shëndetin e banorëve që jetonin në shtëpitë aty afër.Ku përfundojnë mbetjet anatomike dhe patologjike???Kush përfiton nga ky pazar çnjerëzor që rrezikon shëndetin e shqiptarëve, por edhe vetë jetën e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm, që për interesa përfitimi po rrezikojnë shëndetin e gjithsecilit prej nesh."Channel One" do të bëjë publike vendin ku hidhen mbetjet spitalore. Channel one do të publikojë emrat e spitaleve , klinikave mjekësore dhe kompanive të përfshira në këtë katastrofë njerëzore, të lejuar në sytë e pushtetarëve dhe të gjithëve ne.Në Shqipëri çdo vit, mbi 4 mijë persona dignostifikohen me tumor dhe mijëra të tjerë preken nga sëmundjet infektive.