Universiteti i Tiranës marrëveshje me Universitetin Tianjin në Kinë
Studentët që duan të transferojnë, apo të fillojnë studimet në Republikën Popullore të Kinës do të kenë lehtësira dhe mundësi më të shumta për t’u pajisur me bursa studimi. Kjo falë një marrëveshje të nënshkruar nga Universiteti i Tiranës me Universitetin Tianjin në Kinë.Dhori Kule: “500 studentë të huaj në këtë universitet. Ambasada e Republikës Popullore të Kinës më ka njoftuar se do të ofrojë bursa studimi për studentët tanë në Republikën Popullore të Kinës. Në këto kushte krijohet mundësi për studentët tanë të aplikojnë dhe të ndjekin studimet pranë Universitetit që firmosim marrëveshjen, por edhe universiteteve të tjera të Kinës. Mësimi i gjuhës kineze e ndihmon këtë proces bashkëpunimi për studentët tanë. Këtë radhë ndeshjne nuk e kishim parashikuar ta bënim me vajzat që kanë ardhur nga Kina, por herës tjetër do të përgatisim një ekip dhe besoj se rezultati do të dalë barazim.”Më shumë se 5 muaj pas vizitës kë kryeministrit Rama në Kinë delegacioni i Universitetit Tianjin e pranoi ftesën e bërë nga kreu i qeverisë duke u shprehur se kjo marrëdhënie do të shtrihet edhe në fusha të tjera.Marrëveshja e nënshkruar nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe presidentit të Universitetit Tianjin i Financës dhe ekonomisë konsiston në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve si dhe zgjerimin e kontakteve mes dy universiteteve duke mos lënë pas edhe sportin.